Qëllohet me shqelm Renato Mekolli

Renato Mekolli është kthyer tashmë në tmerrin e kuzhinierëve shqiptarë, e veçanërisht në të atyre që marrin pjesë në “Hell’s Kitchen”. Teksa ka nisur edicioni i ri i këtij emisioni, nuk kanë munguar as përplasjet me konkurrentët.

Edhe këtë vit Renato nuk e ka harruar zakonin e të ulëriturit, por ndryshe nga vitet e tjera, konkurrentëve nuk u mbajnë më nervat. Kështu, shefi është acaruar teksa ka qenë duke kontrolluar picat e pregatitura nga Sokoli dhe Ledioni.

Ai pyeti nëse i kishin parë që picat ishin të papjekura, por nuk ka marrë përgjigje nga djemtë. Shefi ngriti edhe njëherë zërin, por siç nuk e priste, njëri prej tyre reagoi.

Teksa Renato hodhi picën në dysheme, Sokoli u nevrikos, gjuajti me shkelm dhe u largua duke sharë. E ndërsa shefi i kërkon të zhduket nga kuzhina, djaloshi sqëaron në video se brumi i picës ishte pak i trashë, por jo i papjekur, sikurse tha shefi.

SHKARKO APP