Quentin Tarantino: Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt janë dyshja mitike e kinemasë

Kineasti, fitues i çmimit Oscar, Quentin Tarantino magjepsi publikun, në hapje të konferencës “CinemaCon” në Las Vegas duke njoftuar se yjet si Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, yjet e filmit të tij të ardhshëm, do të formonin një duet që mund të ishte po aq mitik sa ai i Paul Newman dhe Robert Redford.

“Once Upon a Time in Hollywood”, që do të xhirohet këtë verë për të dalë në kinema vitin e ardhshëm do t’i kushtohet vrasjeve të kryera nga “famille Manson”.

Ky sekt i drejtuar nga Charles Manson është origjina, në vitet ’60, e vrasjeve që tmerruan Amerikën, veçanërisht vrasja e aktores Sharon Tate, bashkëshortja e Roman Polanski, në atë kohë shtatzënë, shkruan atsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto vrasje u zhvilluan në Los Angeles, bastion i kinemasë amerikane dhe filmi do të tregojë gjithashtu për vdekjen e sistemit të vjetër të studiove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tarantino, 55 vvjeç, theksoi se filmi i nëntë dhe shumë i pritur me metrazh të gjatë do të kishte të njëjtin tonalitet të dhunshëm dhe provokues si filmi kult “Pulp Fiction” (1994).

“Studio “Sony dhe unë do të sjellim në sallat e errëta dyshen e yjeve më të njohura që prej Paul Newman dhe Robert Redford”, premtoi regjisroi i “Reservoir Dog” dhe “Huit salopards” në Caesar’s Palace, ku po zhvillohej konferenca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?