Radiohead padit Lana Del Rey, çfarë po ndodh mes yjeve të muzikës

Lana Del Rey vetëm dy ditë më parë me anë të një postimi në Twitter tha se Radiohead e ka paditur për shkelje të të drejtës së autorit, por historia u bë pak më e komplikuar. Grupi me famë botëror Radiohead ka kundërshtuar pretendimet e saj, duke thënë se asnjë veprim ligjor nuk është ngritur kundër yllit të muzikës. Megjithatë ata po kërkojnë të drejtën e tyre mbi këngën e Del Rey ‘Get Free’, për të cilën ata thonë se janë kopjuar elementet e këngës ‘Creep’ të Radiohead. Historia filloi të dielën, kur Lana Del Rey konfirmoi një raport të The Sun ku thuhej se RadioHead e kishte paditur. “Është e vërtetë në lidhje me padinë”, shkruan në Twitter Del Rey. Sipas saj Radiohead refuzoi ofertën e saj për të pranuar vetëm 40% të së drejtës mbi publikimin e këngës duke i kërkuar 100%. “Avokatët e tyre nuk kanë rënë dakort kështu që ne do të shihemi në gjykatë”. Shtëpia diskografike e Radiohead Warner / Chappell, ka lëshuar një deklaratë që sqaron qëndrimin e saj. “Është e vërtetë që ne kemi qenë në diskutime që nga gushti i vitit të kaluar me përfaqësuesit e Lana Del Rey. Është e qartë se në këngën Get Free janë përdorur elementë muzikorë të gjetura në vargjet e Creep dhe ne kemi kërkuar që kjo të pranohet në favor të të gjithë autorëve të Creep. Për të vendosur të dhënat drejtë, nuk ka padi lëshuar dhe Radiohead nuk kanë thënë se ata do të pranojnë vetëm 100% të botimit të Get Free”.

SHKARKO APP