Kryeministri Rama drekon në Vlorë me Dua Lipën dhe familjen e saj
Kryeministri Edi Rama ka drekuar në Vlorë me këngëtaren Dua Lipa dhe familjen e saj, të cilët ndodhen prej disa ditësh në vendin tonë.
Babai i Dua-s, Dukagjin Lipa, në një postim në “Instagram”, ka postuar disa foto duke pozuar krah kryeministrit, duke zbuluar se tashmë afër vetes ka një mik.
“Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me sharm të pastër”. Fotot i ka bërë Dua Lipa.