Rama surprizon “Jozefina Topallin”, ja dhurata për datëlindje
Kryeministri Edi Rama, është i kujdesshëm që figurave publike ti dhurojë diçka simbolike për datëlindje, dhe tipike është një shishe verë.
Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, e njohur fillimisht për personazhin që i dha famën në spektaklin Portokalli, rolin e Jozefina Topallit festoi ditalindjen e radhës.
Pas surprizave nga miqtë e të afërmit, Rudina është surprizuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit i ka dërguar një shishe verë. Fotot e dhuratës i ka bërë publike vetë aktorja, e cila i shpreh falënderimet e saj.
KOHA JONË SONDAZH

