“Rambo” akuzohet për përdhunim

Silvester Stalone është duke u hetuar nga polica mbi akuzën e përdhunimit të një adoleshenteje në vitet 1990.

Sipas policisë një grua akuzoi muajin e kaluar aktorin për përdhunim, ngjarje e ndodhur dy dekada më parë.

71-vjeçari iu është kundërpërgjigjur duke e akuzuar për raport të rremë.

Avokati i Stallone, Marty Singer, tregoi se gruaja kohët e fundit ka paraqitur një raport të rremë policisë së Santa Monica.

Sipas gruas Stallone e përdhunoi atë në vitin 1990 në zyrën e tij të Santa Monikës.

Stallone mohon akuzat. Ai pranon se kishte kaluar 3 ditë me të gjatë një xhirimi të filmit në Izrael në vitin 1987 dhe se në vitin 1990 nuk e ka takuar asnjëherë, raporton TMZ.

SHKARKO APP