Raporti mes kunatave mbretërore, çfarë bëri Kate kur Meghan tha se po vuan

Pak kohë më parë dukesha Meghan Markle dha një intervistë ku tregonte se e kishte pasur shumë të vështirë të përballej me përgjegjësinë për djalin e sapolindur dhe thashethemet për familjen e saj.

Ajo tregoi me detaje se ka kaluar një periudhë mjaft të ngarkuar teksa përballej me lajme dhe sajesa të pafundme nga shtypi britanik.

Pas asaj interviste që bëri shumë zhurmë të gjithë ishin kuriozë të dinin si ka reaguar famlja mbretërore ndaj një burim tregoi për “Us Weekly” se Kate Middleton urren t’i shohë Meghan dhe Harryn “kaq të mjerueshëm”, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron të përfshihet shumë.

“Kate është e shqetësuar për mirëqenien e Harryt dhe Meghan, po ajo po përpiqet të qëndrojë jashtë dramës.”

Sipas burimit afër familjes mbretërore, Kate ka folur me Meghan në telefon sepse ndjen keqardhje dhe e di se ajo po e vuan gjithë këtë situatë të mbushur me lajme dhe tensione.

SHKARKO APP