Reagoi për Teatrin: Adrola Dushi u përgjigjet komenteve negative

Adrola Dushi reagoi në Instagram mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, deklaratë që u pasua ndër të tjera edhe nga komente negative, të cilave modelja vendosi t’u përgjigjej publikisht.


“Unë quhem Adrola dhe tashmë jam një personazh publik. Dikush mund të më konsiderojë si personazh publik që nuk e meritoj të jem, e dikush më konsideron me vlerë, kjo pak rëndësi ka. Ama jam një personazh publik dhe si për mirë apo për keq, kam njëfarë ndikimi apo influence siç preferojmë ta quajmë me ‘trendin’ e sotëm.”

Ne vijim shtoi:

“Fakti që vishem, bëj grim apo bëj sete fotografike nuk më bën më pak të ndjeshme se ju. Unë jam ajo që postoj dhe mbështes biznese sepse ju ma kërkoni dhe unë jam ajo që shpesherë kam anashkaluar fatkeqësitë e mia dhe kam dhënë kontributin tim me aq sa kam patur mundësi. Sot jam ajo që po postoj për një teatër që është një kauzë që më duket e drejtë.”

Adrola u shpreh se “zgjedhjet janë personale” dhe fakti që ka zgjedhur të mos postojë gjithçka për jetën e saj nuk do të thotë asgjë.

“Unë jam një fanse e madhe e Robert Ndrenikës dhe nuk ndihem se kam postuar në atë masë që kam adhurim ndaj tim. Unë jam patriote e Roza Anagnostit dhe nuk kam postuar mjaftueshëm për artin që ajo ka dhuruar. Unë jam adhuruese e qindra aktorëve me radhë të teatrit dhe nuk kam postuar për kontributin që ata kanë dhënë. Sot ndihem kështu si ndihem dhe nuk kam pse t’i jap shpjegime askujt si dhe askush nuk më imponon dot ndjenjat e mia.”

Më tej, Adrola theksoi se “çfarë e prekën qenë komentet negative”.

“Ato që më prekën janë komentet negative. Jo se nuk kisha marrë komente negative se më punën që bëj e vlerësoj dhe kritikën, por u preka se sa pak ne si popull e duam veten. Dhe kur nuk e duam veten, ta harrojmë se do na dojë tjetri. Fort të dashur, uroj të duhemi më shumë se sa urrehemi se nga e gjithë kjo situatë që po kalojmë, ky është i vetmi mesazh që kuptoj.”

https://www.instagram.com/p/CAUI-g7BFa7/

SHKARKO APP