Redjon Shtylla: Fituesi i Big Brother Albania dhe uragani Lekbello sonte banorë në Ferma Vip 3

Sezoni i tretë i formatit Ferma Vip nisi rrugëtimin të premten e shkuar nën drejtimin e Arbana Osmanit. Ndonëse komentet janë të ndryshme, zhurmë ka krijuar sidomos viraliteti i Mimoza Ahmetit.

Por sipas gazetarit Redjon Shtylla, i ftuar këtë të premte në emisionin Mes Dritë në Vizion Plus, produksioni po rikthen personazhe të njohur. Një emër është Ilir Shaqiri, fituesi i parë i Big Brother VIP Albania, i cili duket se do të provojë përsëri eksperiencën e famshme, si dhe Ermiona Lekbello, gjithashtu e njohur nga koha e Big Brother-ave të Arbanës.

Thuhet se ofertat financiare të produksionit kanë bërë më të lehtë përgjigjen pozitive të tyre. Rikthimi i këtyre personazheve, sidomos krahas Mimoza Ahmetit, mund të krijojë rivalitete të reja dhe një “pol paralel” brenda shtëpisë, duke rikthyer meme dhe momente të paharrueshme për publikun. Mbetet për të parë sonte në Prime, nëse emrat do të futen si banorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?