Reese Witherspoon paditet për filmin ‘Gone Girl’
Reese Witherspoon mori shumë vlerësime për filmin “Gone Girl” ku ishte në rolin e producentes por aktorja tashmë është paditur për shkak të këtij filmi.
Leslie Weller ka paditur Witherspoon, regjisorin, David Fincher dhe autorin e librit Gillian Flynn, raporton “TMZ”.
Në 2005, Wellet pretendon se ka shkruar një skenar të quajtur “Out of the Blue” dhe ia ka dërguar një kopje një konsulenti skenaresh.
Weller pretendon se dikush ia ka vjedhur punën e saj dhe “Gone Girl” ishte pjesë e atij skenari. Në padinë e saj, Weller shton se të dyja novelat dhe skenarët janë të ndërtuar në të njëjtën mënyrë.