Reflekton Dua Lipa: Virusi ishte një “thirrje zgjimi”

Dua Lipa po e kalon izolimin nga pandemia e koronavirusit në një apartament rastësor të ”Airbnb” në Londër, me të dashurin Anwar Hadid. Në një intervistë për ”Good Morning Britain”, këngëtarja shqiptare tha se po e shijon kohën me modelin, e se është qetësuar nga stili i vrullshëm i jetesës për shkak të punës. ”Çdo gjë nuk ka pse të jetë kaq urgjente. Shumë takime mund të bëhen edhe përmes një emaili”. Teksa ka reflektuar mbi situatën Dua theksoi se koronavirusi është një ”thirrje zgjimi” për të gjithë që ta mbrojmë më shumë planetin.

SHKARKO APP