Regjisori i Hollywood shkruan film horror për Weinstein

Regjisori i Hollywood, Brian De Palma thotë se po shkruan një skenar “filmi horror” bazuar në skandalin e Harvey Weinstein.

De Palma, producenti i filmit horror Carrie dhe filmin Scarface në vitet ’70 dhe ’80, është duke e ndjekur shumë afër manjatin e filmave.

Weinstein është akuzuar për përdhunim dhe abuzime seksuale. Ai u dorëzua në polici javën e kaluar në New York por doli në lirim me kusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i tij ka thënë se Weinstein i mohon akuzat kundër tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njoh shumë njerëz të përfshirë,”-tha 77-vjeçari De Palma, në një intervistë me AFP në Paris, duke shtuar: “Kam dëgjuar histori gjatë viteve.”

Hollywood është trondituar nga akuzat ndaj Weinstein.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?