Regjisori i Hollywood shkruan “film horror” për Weinstein

Regjisori i Hollywood, Brian De Palma thotë se po shkruan një skenar “filmi horror” bazuar në skandalin e Harvey Weinstein. De Palma, producenti i filmit horror Carrie dhe filmin Scarface në vitet ’70 dhe ’80, është duke e ndjekur shumë afër manjatin e filmave. Weinstein është akuzuar për përdhunim dhe abuzime seksuale. Ai u dorëzua në polici javën e kaluar në New York por doli në lirim me kusht. Avokati i tij ka thënë se Weinstein i mohon akuzat kundër tij. “Njoh shumë njerëz të përfshirë,”-tha 77-vjeçari De Palma, në një intervistë me AFP në Paris, duke shtuar: “Kam dëgjuar histori gjatë viteve.” Hollywood është trondituar nga akuzat ndaj Weinstein.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?