Rekord nga Dua Lipa, biletat për koncert…(FOTO)

Fenomeni i vitit, Dua Lipa ka vazhduar që të shënojë suksesin e radhës. Bukuroshja me origjinë nga Prishtina do të mbajë në prill një turne në Britani të Madhe në qytetet më të mëdha.

22-vjeçarja ka konfirmuar se në shumicën prej tyre të gjitha biletat janë shitur. I vetmi koncert, ku kanë mbetur edhe disa bileta për performancën e saj, është ai në Genting Arena të Birminghamit.

Deri tani Dua në Mançester, Glasgow, Dublin, Cardiff dhe Londër i ka konfirmuar shitjet e të gjitha biletave. Ky turne fillon nga sonte më 9 prill në Dublin. Nga ana private, besohet se është bashkuar me ish të dashurin e saj, Isaac Carew. Ajo pati një vit të suksesshëm me shumë hite dhe me albumin e saj debutues, “Dua Lipa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/BhWFVGTltB5/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_logged_in_control

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?