Reperi Buta mbetet në qeli, Gjiko: Të lirohet nga burgu
Reperi i njohur, Gjiko i ka dalë në krah mikut dhe kolegut të tij Buta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës ku shkruan: “Të lirohet Buta”.
Buta u paraqit këtë të mërkurë para Gjykatës themelore ne Ferizaj, ku edhe po përballet me akuza për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Reperi nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore, ai ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se ka përgjegjësi të mëdha familjare.
“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare si dhe gruan”, është shprehur Buta para trupit gjykues.
KOHA JONË SONDAZH


