Reperi i famshëm “shënjestrohet” nga grabitësit, 2 të armatosur i hynë në shtëpi

Shtëpia e reperit të famshëm, French Montana ka qenë në shënjestrën e grabitësve. Dy persona të armatosur kanë hyrë mëngjesin e së martës (31 korrik) në shtëpinë e tij në Kalabasas dhe policët vazhdojnë të jenë në vendin e ngjares.

Sipas TMZ, zyrtarët thonë se morën një telefonatë nga ora 9 e mëngjesit, por ngjarja ka ndodhur disa orë më parë. Reperi French dhe disa persona të tjerë ishin në shtëpi gjatë atij momenti.

Nuk dihet ende nëse dikush në shtëpi u plagos, por asnjëri nuk u dërgua në spital. Gjithashtu është e paqartë nëse grabitësit morën dicka dhe policia po heton ngjarjen, por nuk ka asnjë të dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

French Montana ka mbështetur artistet shqiptare në karrierën e tyre ndërkombëtare dhe ka publikuar projekte muzikore me Era Istrefin dhe Dafina Zeqirin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?