Reperi Stresi tallet me Policinë dhe ministren e Drejtësisë, publikon video në plazh: Marrëzi të më arrestojë mua njësia Fast
Reperi Stresi është në kërkim nga autoritetet për përfshirjen e tij në një konflikt që ndodhi jashtë një diskoteke në Pejë, por ai ka postuar një video që shihet duke shijuar plazhin, dhe kënga flet për shtetin.
Ndërsa reperi vazhdon të sfidojë ligjin, Policia e Kosovës mbetet në ndjekje të tij për të sjellë drejtësinë për incidentin e përfolur. Stresi ka bërë disa reagime, duke dalë hapur kundër Medi Isenit, personit me të cilin dyshohet se ka pasur probleme gjatë incidentit. Këto postime kanë ndezur më tej spekulimet dhe interesin publik rreth çështjes.
Po ashtu ai kundërshtone dhe Njësinë Fast që arrestoi Noizyn në Shëngjin. ”Njësia Fast është krijuar për kapjen e personave të shpallur në kërkim (kryesisht ndërkombëtar) por që janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrësesi nuk mund të aktivizosh këtë njësi per kapjen e një/disa artistave që i njeh gjithë publiku dhe nuk j’u fshihen drejtësisë. Është marrëzi”.
View this post on Instagram