Reperja e njohur jep lajmin e ëmbël: Unë kam një djalë

Reperja e njohur Iggy Azalea dhe partneri i saj reper, Playboi Carti janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë reperja përmes nje postimi në Instagram.

“Unë kam një djalë. Po vazhdoja të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por ndihem sikur sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e kuptoj se do të jem gjithmonë në ankth për të ndarë një lajm të madh me botën. Dua ta mbaj jetën e tij private por dua t’ua bëj të qartë të gjithëve se ai nuk është sekret dhe e dua aq sa nuk e shpreh dot me fjalë”, ka shkruar Iggy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reperja është përfolur gjatë për shtatzëni por ajo ka preferuar ta mbajë të fshehtë, deri në këtë moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?