Repistet i japin fund “urrejtjes”, pozojnë të lumtura në eventin e madh

Duket se repistet e njohura, Nicki Minaj dhe Cardi B kanë larguar të gjitha inatet që kanë pasur me njëra-tjetrën. Të dyja janë fotografuar duke qeshur e folur sikur nuk ka ndodhur asgjë në “Met Gala. Kujtojmë se para pak javësh, Nicki Minaj dha një intervistë ku tha se, Cardi e ka lënduar shumë. Ato kanë bërë një bashkëpunim tepër të suksesshëm me Migos dhe zënka lindi nga kjo këngë. Sipas Nicki Minaj, Cardi B donte të regjistronte pjesën e saj dy herë. “Intervista e parë që bëri Cardi, pasi doli kënga “Motorsport” më lëndoi, sepse ajo dukej e zemëruar. Kjo më lëndoi shumë, sepse unë e kam mbështetur shumë Cardin. Dhe deri sa pashë këtë intervistë, nuk e kisha parë të më shfaqte dashurinë e sinqertë. Mund të imagjinoj se sa vajza duan të bëjnë këngë me mua dhe gjëja e parë kur dikush pyet për Nicki Minaj është që mund të thuash se ‘Ndryshoi versionin e saj në këngë’. Më falni??”, tha Nicki për Apple Music me 1 prill. “Met Gala”, eventi i bamirësisë për Institutin e Kostumeve artistike në Muzeun Metropolitan, konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në kalendarin shoqëror të New Yorkut, duke tërhequr dizenjues dhe yje nga e gjithë bota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?