Reputacioni i R. Kelly dëmtohet nga akuzat për krime seksuale

Këngëtari i famshëm R. Kelly vazhdon që të këndojë, por akuzat për sulme seksuale po dëmtojnë gjithnjë e më shumë reputacionin e tij. Ylli i R&B po përgatitet të mbajë një koncert mbrëmjen e së premtes në Karolinën e Veriut mes akuzave të vazhdueshme për sjellje të pahijshme seksuale, ndërsa karriera e tij është “nën rrethim”. Shërbimi i transmetimit Spotify po heq muzikën e Kelly nga të gjitha listat e tij të dëgjimit. Këngët e tij do të mbeten në Spotify, por shërbimi nuk do t’i promovojë ato për 70 milionë abonentët e saj.”Ne nuk censurojmë përmbajtje për shkak të sjelljes së artistit apo krijuesit, por duam që me vendimet tona redaktuese, atë që ne zgjedhim të programojmë, të pasqyrojnë vlerat tona,”-tha Spotify në një deklaratë të enjten. “Kur një artist bën diçka që është veçanërisht e dëmshme ose e urryer, mund të ndikojnë në mënyrën sesi ne punojmë apo mbështesim artistat”. Protestuesit janë duke u përpjekur për të anulluar koncertin e tij që do mbahet në Karolinën e Veriut. Artistët e famshëm, përfshirë John Legend, regjisoren Ava DuVernay, aktoren Viola Davis dhe reperin Vince Staples, po i bëjnë thirrje industrive të argëtimit që të shkëpusin marrëdhëniet me të. Ka edhe një hashtag, #MuteRKelly, për t’i dhënë fund karrierës së këngëtarit. Pavarësisht të gjithave, Kelly mbetet sfidues. Por sa më gjatë mund të mbijetojë karriera e tij?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?