“Reputation” i Taylor Swift albumi më i shitur në botë
Taylor Swift vazhdon të jetë në krye të top listës për albumin më të shitur në botë edhe pas javës së tretë. “Wild Music Awards” raporton se “Reputation” i këngëtares amerikane është shitur gjatë kësaj jave 229 mijë kopje, kurse që nga lançimi është shitur 2,214,000 kopje. Kjo është hera e parë në dy vjet e fundit që një album qëndron për tri javë në krye të top listës. Në vendin e dytë renditet “Finally” i Namie Amuro, pasi në javën e fundit është shitur në 159 mijë kopje, kurse në total 1.59 milionë kopje. “Divide” i Ed Sheranit është ngjitur një vend, nga vendi i katërt në të tretin, me 154 mijë kopje të shitura këtë javë, kurse në total është shitur në 8.41 milionë kopje. Sam Smith me albumin e tij “The Thrill Of It All”, ka rënë një vend dhe tani në vendin e katërt ka shitur në javën e fundit 145 mijë kopje.