Revoltohet Monika Lubonja: Mezi pres të dal dhe të iki te psikiatri

Aktorja e njohur, Monika Lubonja shkaktoi diskutime në shtëpi për zgjedhjen e saj gjatë zinxhirit të nominimeve. Pavarësisht debateve dhe perlasjeve që kanë pasur, ajo vendosi të shpëtojë Ilir Shaqirin duke çuar në nominim Donald Veshajn përballë Dritan Bramës. Duke shpjeguar vendimin e saj aktorja shprehu se është e lodhur me faktin që banorët e konsiderojnë gjithçka lojë, madje ka shtuar se “mezi po pret të dalë, të shkojë te psikiatri të kuptojë ç’është loja”.

E pyetur gjatë spekaklit nga moderatorja se pse zgjodhi të shpëtojë balerinin, Monika Lubonja shprehu se ka dëshirë të jetë në nomin përballë tij.

Zgjodha Ilirin sepse ka shprehur dëshirën të jetë në nominim me mua. Dhe do jemi shumë shpejt në nominim. Unë dua të iki me ty (i drejtohet Ilirit). E di çfarë më ka lodhur më tepër në gjithë këtë situatë? Më kanë lodhur njerëzit që kuptojnë shumë mirë, por thonë që ‘jemi për lojë, kemi ardhur për lojë, lojë, lojë’.

Realisht mezi pres të dal, të bëj një javë pushim, të shkoj tek psikiatri, për të kuptuar ç’është loja, se brenda kësaj loje dreqi e marrtë ka dhe një njeri brenda’. Janë ca gjëra dhe më shumë se çfarë shikojmë ne me njëri-tjetrin nuk e shikon asnjëherë publiku”, u shpreh Monika.

SHKARKO APP