Ricky Martin: Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do flas për ta kudo që do shkoj
Teksa na ndajnë pak minuta nga koncerti në Sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij këngëtarin me famë botërore, Ricky Martin të cilit në shenjë mirë se ardhje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.
Këngëtari i famshëm Ricky Martin falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.
“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është suprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj sepse është fantastike të jesh këtu. Sonte do ta shkëmbejmë këtë energji mes audiencës dhe asaj që ne sjellim nga Puerto Rico, që është pasion, dashuri, ndershmëri, transparencë. Do të jetë shumë speciale”, tha Martin.