Ricky Martin: Jam i mahnitur me Tiranën, qytet shumë i bukur, do rikthehem
Nami me njerëz në koncertin “Skënderbej” për Ricky Martin.
Këngëtari i njohur Ricky Martin, nga koncerti në sheshin “Skëndërbej” deklaroi se është mahnitur nga bukuria e Tiranës. Teksa i falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, Ricky tha se Tirana është një qytet shumë i bukur.
“Dashurinë që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, shumë i ngrohtë (mikëpritje), shumë i bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit.
Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëjë këtë. Dua që të jem në të gjithë Shqipërinë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Unë do të shkoj përreth botës duke folur për Shqipërinë, ju premtoj”, deklaroi Ricky Martin.