Rihanna bën thirrje për ndaljen e përdorimit të armëve

Rihanna, kujton kushëririn e saj Tavon Kaiseen Alleyne pas vdekjes së tij të papritur në mëngjesin e djeshëm. Ajo ka postuar një fotografi në Instagram me kushëririn tashmë të ndjerë dhe ka shkruar një mesazh prekës. “U prehsh në paqe kushëri… nuk mund të besoj qe mbrëmë të mbaja në kraharorin tim! Kurre nuk do ta mendoja se kjo do të ishte hera e fundit që do ta ndjeja nxehtësinë e trupit tënd! Të dua përgjithmonë kushëri”, ishte mbishkrimi i fotografisë. Ajo përfundoi postimin me hashtag “#endgunviolence” (të ndërpritet dhuna me armë), duke sugjeruar se kushëriri i saj mund të jetë vrarë në një sulm me armë. Televizioni lokal i Barbadosit, Nation News, raporton se Alleyne, 21 vjeç, është qëlluar për vdekje në ora 7 të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e tij në Saint Michael, jug-perëndim të ishullit Karabian. Sipas raportimit, Alleyne ishte “duke ecur në trotuarin para shtëpisë së tij kur një njeri i është afruar dhe e ka qëlluar për vdekje disa herë dhe pastaj është larguar nga skena e krimit”.

SHKARKO APP