Rihanna dhe Chris Brown e hëngrën turpin me bukë!

Historia e Rihannës dhe Chris Brown është këtu e para shumë viteve, që kur reperi dhunoi në mënyrë të frikshme këngëtaren, asokohe të lidhur.

Rihanna denoncoi reperin dhe tani që vitet kanë kaluar, duket se dyshja ka hedhur pas krahëve gjithçka ç’ka ndodhur.

32-vjeçarja i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj së fundmi:

“Ne kemi punuar përsëri për miqësinë tonë. Tani ne jemi shumë, shumë miq të ngushtë. Ne e kemi ndërtuar përsëri besimin ndaj njëri-tjetrit. Ne e duam njëri-tjetrin dhe ndoshta gjithmonë do ta duam. Dhe kjo nuk është diçka që ne e ndryshojmë dot. Kjo nuk është diçka që mund t’i japësh fund kur ti e di që ke qenë gjithmonë e dashuruar”, thotë ajo duke treguar se historia e tyre e dashurisë ka baza besimi dhe ka dashur kohën e vet për t’u rindërtuar.

Ndër të tjera Rihanna tregoi se nuk e shihte Brown në kohën kur ai ishte nën akuzën e abuzimit.

SHKARKO APP