Rihanna do të bëjë 3-4 fëmijë, me ose pa partner

Rihanna dha për British Vogue një nga intervistat e para për këtë vit dhe foli haptazi për jetën pas ndarjes nga Hassan Jameel dhe për jetën pas dhjetë vitesh.

Rihanna shtoi se ka mentalitet tjetër këtë dekadë: “Që kur mbusha 32 vjeçe, kuptova që jeta është shumë e shkurtër,” tha ajo. “S’ke shumë kohë për të toleruar gjepurat e të tjerëve. E rëndon kaq shumë veten, sa kur e kupton që s’mban më, duhet të eleminosh disa gjëra. Dhe unë jam gjithë kohës e rënduar. Tani po kthehem në bardhë e zi. Zonat e mia gri s’funksionojnë më.”

Tani për tani, këngëtarja po përqëndrohet te muzika dhe sipërmarrjet. “Po punoj kështu tani që të mos punoj në të ardhmen,” tha ajo. “E di që do të dua një tjetër jetë.”

Çfarë jete? Rihanna do të bëhet nënë. Kur u pyet si e imagjinon veten pas dhjetë vitesh, ajo tha: “Dhjetë vite? Do jem 42 vjeçe. Do jem e lashtë. Do kem fëmijë – tre ose katër.”

Për sa i përket mëmësisë edhe pa partnerin e duhur, Rihanna nuk hezitoi: “Sigurisht. Shoqëria të minimizon si nënë nëse s’ke babain në krah. Por e vetmja gjë që ka rëndësi është lumturia, është e vetmja marrëdhënie e shëndetshme mes një prindi dhe një fëmije. Vetëm ajo e rrit një fëmijë, lumturia.”

SHKARKO APP