Rihanna flet ashpër për Chris Brown dhe Drake, zhgënjehen këngëtarët

Në një intervistë të dhënë kohëve të fundit Rihanna është shprehur se marrëdhënia me Chris Brown ka qenë e pavlefshme për të, gjë e cila e ka mërzitur shumë këngëtarin. Sipas burimeve pranë tij Chris ndihet i ofenduar, pasi ajo ka folur shumë hidhur për marrëdhënien e tyre.

Sipas tij lidhja me Ririn ka qenë pasionante, reale dhe e paharrueshme, pavarësisht problemeve që ata kanë pasur. “Ata kanë qenë dashuria e parë e vërtetë e njëri tjetrit dhe Chris është trishtuar që rihanna nuk ka të njëjtin mendim me tëo se thjesht ka vendosur ta injorojë”, është shprehur një burim i afërt me Chriss Brown.

Por sikur të mos mjaftonte kjo Rihanna është shprehur se me Drake nuk janë as shokë, gjë që ka lënduar edhe reperin tjetër. Burime pranë tij kanë treguar se Drake ka ende ndjenja për të, e fakti që këngëtarja nuk e konsideron as shok është një zhgënjim i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?