Rihanna fotografohet me të nxira në fytyrë

Këngëtarja e njohur amerikane, Rihanna, është parë me të nxira në fytyrë. Kjo është vënë re ndërsa ajo kishte dalë për darkë në Giorgio Baldi në Santa Monica. Ajo është parë të ulet në anën e pasme të makinës së saj dhe nga ana tjetër, stafi i shërbente asaj një gotë verë të bardhë. Një burim në TMZ, kishte treguar se Rihanna kishte qenë në një skuter, ndërsa kishte rënë në tokë me fytyrë.

SHKARKO APP