Rihanna ju kujton qytetarëve amerikanë se duhet të votojnë

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë po afrojnë dhe të shumtë janë personazhet e njohura që u janë bashkuar thirrjeve për të votuar më datë 3 Nëntor.

Shumë personazhe publikë kanë zgjedhur të mos heshtin në këtë prag zgjedhjesh.

Në mesin e këtyre është edhe diva e muzikës, Rihanna, e cila ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar nga qytetarët amerikanë që të dalin të votojnë.

“Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por presidenti i ardhshëm i Amerikës do të zgjidhet brenda 7 ditëve. A keni votuar ende?”, ka shkruar Rihanna në postimin e saj.

 

SHKARKO APP