Rihanna risjell në trend vetullat e holla sa maja e lapsit
Kur të gjithë menduam se shpëtuam nga vetullat, diva e pop-it Rihanna ka sjellë trendin e ri. Në kopertinën e revistës “Vogue” për muajin shtator, Riri është shfaqur me vetulla të holla, njësoj si ato të viteve ’70-’80.
Duken aq të holla dhe të mprehta sikur i ka pikturuar dikush, ku nuk mungon harku.
Imazhi i saj është pëlqyer dhe është shpërndarë shumë herë. Rihanna ka treguar se është rikthyer koha kur vetullat duhet të jenë të holla sa maja e lapsit. Kushdo që e ndjek trendin e fundit do të duhet të bëjë përpjekje të mëdha për të patur një vetull si e Ririt.
https://instagram.com/p/Bl5tkTuDK4M/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
KOHA JONË SONDAZH

