Rikrijoi fotot nudo të Kim. Rezultati është mahnitës (FOTO)

Kur Carmen Rene pa fotot e fushatës së Kim Kardashian për linjën e parfumeve, postoi në Instagram foton e mëposhtme, që mblodhi mbi 4400 pëlqime dhe 170 komente.

Në fjalët e saj, ajo ka strija, pala dhe shenja në trup. Ndërsa, trupi i Kim-it, një stomak të sheshtë, linja të harkuara dhe lëkurë e butë. ”Më shqetësoi ideja se ajo foto mund t’i bëjë gratë të ndihen keq. Prandaj, u frymëzova të rikrijoja diçka me të cilën do të personifikoheshin më shumë gra”,-tha Rene.

”Kur pashë foton time përbri fotos së Kim-it, qesha dhe thashë, dy trupa perfektë”, shton ajo. Rene mund të jetë e shëndoshë, por ushtrohet pesë herë në javë dhe është e shëndetshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i saj nuk është të ngrejë në piedestal obezitetin, por t’i tregojë botës se të gjithë trupat janë të bukur, madje dhe perfektë.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/BiLSWV4hV_t/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?