Rikthehen N’SYNC

Justin Timberlake kishte një befasi të madhe për fansat gjatë paraqitjes së tij në emisionin e Ellen DeGeneres.

Gjatë intervistës, këngëtari 37-vjeçar i hitit “Say Something” e ftoi edhe pjesën tjetër të grupit muzikor NSYNC – Joey Fatone, Lance Bass, Chris Kirkpatrick dhe JC Chasez që të vijnë në skenë.

Ata folën rreth flokëvë të tyre qesharake, zgjedhjeve të turpshme të veshjeve dhe për herën e fundit që performuan së bashku para pesë vjetësh në MTV Video Music Awards.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata po ashtu diskutuan edhe rreth yllit të ri në Rrugën e Famës në Hollywood, të cilin ua prezantoi Ellen, dhe rreth asaj sa të nderuar ishin për këtë gjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund grupi luajti edhe lojën “Never Have I Ever”, ku zbuluan se cili prej tyre kishte lidhje me një anëtare të Spice Girls.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?