Rikthehet 50 Cent me albumin e tij të gjashtë
Pas bashkëpunimit “Still Think I’m Nothing” me Jeremih, 50 Cent po përgatit albumin e tij të gjashtë të shumëpritur, “Street King Immortal”. Manjati i hip-hop dha një përditësim mbi projektin e vonuar gjatë një interviste me “The New York Times”, ku ai e krahasoi atë me debutimin e tij të vitit 2003, “Get Rich or Die Tryin”, i cili po i afrohet 15 vjetorit të saj. “Tani unë jam në mes të regjistrimit të albumit të gjashtë,” tha ai. “Por është po aq emocionuese sa më parë.” 50 Cent emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson tha se ai zakonisht shkon në studion e regjistrimit të dielave. “Shkoj në studio për të regjistruar muzikë dhe për të takuar prodhuesit e mi atje”, shpjegoi ai. “Unë mund të rri aty gjashtë orë dhe të mos e ndiej fare” shtoi 50 cent.