Rikthehet ”Al Pazar”, spektakli i humorit

Teatri i humorit në ”Vizion Plus” hap dyert sot në mbrëmje. ”Al Pazar” është gati t’ju ofrojë një fundjavë plot humor çdo të shtunë, ashtu sikurse ka bërë në pesë vite duke u kthyer në premierat absolute që servir Agron Llakaj me trupën e tij aktoriale në ekranet e shqiptarëve.

Eksperienca e trupës aktoriale, siguron edhe këtë sezon që pas një jave të ngarkuar me punë, pasiguri, lajme e politikë, të përcjellë përmes ekranit të ”Vizion Plus” një larmi personazhesh që rrëfejnë me humor të vërteta që shoqërojnë shqiptarët për çdo ditë.

Si gjithnjë në këtë teatër ku sundojnë të qeshurat, një vend të veçantë zë edhe muzika. Robert Berisha është këngëtari që i bashkohet teatrit të humorit këtë të shtunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si një variete plot ngjyra, ”Al Pazar” mbërrin nga sot në mbrëmje në shtëpitë e shqiptare, për t’ju lënë takim çdo të shtunë në ora 21:00 nën logon ”Vizion Plus”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?