Rikthehet dhuna në muzikë/ Rrihet rreperi i njohur shqiptar

Këngëtari Feronit Shabani, i njohur me nofkën “Fero”, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës. Aktualisht policia po kërkon të dyshuarit për këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Veternik” të Prishtinës në orën 23:50.

“Në orën 23:50 kemi pranuar informatën për përleshje në lagjen Veternik në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar viktima mashkull F.Sh 20 vjeç, është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar”, tha policia e Kosovës.

“Rasti është iniciuar si lëndim i lehte trupor dhe dëmtim prone pasi qe gjate përleshjes është dëmtuar një dere e një objekti. Aktualisht jemi duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar te cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veture”, tha më tej policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?