Rikthehet Diva, Adelina Ismaili gati për të publikuar klipin e ri “T’iqe” (Video)

Adelina Ismaili ka disa vite që u mungon shqiptarëve me prurjet e reja në muzikë. Por epitetin që e gëzon si “Diva e muzikës”, duket se do të vazhdojë ta mbajë duke sfiduar përherë tregun muzikor shqiptar.

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili rikthehet me një projekt të ri muzikor. “T’iqe” titullohet kënga e saj më e re, e cila do të publikohet edhe me klip.

Adelina ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale një video të shkurtër, ku ka paralajmëruar se është gati për rikthimin e fuqishëm. Këngëtarja shqiptare nuk ka dhënë detaje mbi projektin, por ka treguar vetëm sekonda të videos promovuese, e cila pritet të dalë nesër më 19 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?