Rikthehet qetësia në familjen mbretërore, COVID-19 “pajton” William dhe Harry-in
U desh COVID-19 për të rivendosur paqen midis princ, William dhe vëllait të tij Harry. Sipas një burimi të ‘NeWs ET’, duke cituar nje burim të afërt me Pallatin Buckingham, dy vëllezërit u afruan me njëri-tjetrin dhe shkak u bë baba ii tyre, princi Charles i cili në muajin mars u infektua me COVID-19.
Këtu kanë ndikuar dhe ditëlindjen e fëmijëve të tyre në fillim të muajit maj, duke i afruar më shumë dy vëllezërit. Por fatkeqësisht ata janë larg njëri në William me Kate tre fëmijët në Britaninë e Madhe dhe Harry, Meghan Markle dhe Archie në SHBA.
Marrëdhënia midis William dhe Harry, e cila dikur ka qenë shumë e afërt u prish për shkak të bashkëshorteve të tyre u tha më herët me media. Sipas disa zërave Kate dhe Meghan nuk e kanë pëlqyer asnjeherë njëra-tjetrën. Kështy dy vëllezërit filluam të largoheshin pak e nga pak nga njëri-tjetri. Por ‘ndarja’ mes tyre erdhi kur Harry dhe Meghan hoqën dorë nga titujt mbretëror dhe u larguan nga Buckingham Palace.
Siç thonë këto burime, Ëilliam-i është mërzitur me mënyrën si Harry dhe Meghan kanë vepruar pas largimit nga familja mbretërore. Ai mendon se Harry ka treguar mungesë respekti për mbretëreshën dhe monarkinë. Nga ana tjetër, edhe Harry është shumë i mërzitur dhe ndihet si “i lënë në mëshirë të fatit nga familja e tij”.
Ky lajm vjen menjëherë pas zërave se marrëdhënia mes Harry-t dhe Ëilliam-it nuk do të jetë më kurrë siç ka qenë. Mirëpo, fansat e familjes mbretërore nuk i shuajnë shpresat që dy vëllezërit do ta gjejnë gjuhën e përbashkët, sepse në fund të fundit, janë familje.