Rikthehet Tuna: Unë jam krah vajzave që flasin pistë…(VIDEO)
Këngëtarja Altuna Sejdiu rikthehet fuqishëm në tregun muzikor pas 2 vitesh shkëputje. Tuna ka publikuar këngën e quajtur “Chonga”, me ritme të forta. Pas 2 vitesh jashtë muzikës, Tuna tashmë është nënë e një djali të quajtur Tian, produkt i martesës së saj me Patris Berishën, vëllain e Robert Berishës.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 4oo mijë ndjekës, Tuna ka zbuluar domethënien e titullit të këngës së re, “Chonga” e cila ndonëse ka pak kohë që është publikuar po pritet mjaft mirë nga publiku.
“Unë jam krah vajzave që flasin pistë. Ato me këmbë të zbathura, mendje brilante, flokë të shprishura, zemra te egra dhe plot gjallëri. Me ato që nuk frikësohen të flasin dhe që jetojnë për të bërë atë që u është thënë se është e pamundshme! Me e ato që nuk kane frikë ta ngritin zërin. Un jam me juve Chongas. Tani le t’i lavdërojmë gratë e këqija”, ka sqaruar këngëtarja.

KOHA JONË SONDAZH

