Rikthehet “West Side Family”, vjen me një projekt të ri

Grupi “West Side Family” mbahet mend si një nga grupet më të famshme në Shqipëri. Landi,Miri dhe Dr. Flori sollën për publikun shqiptar këngë të paharrueshme. Por shumë vite pas shpërbërjes së grupit dhe vdekjes së këngëtarit mjaft të adhuruar Dr. Flori, Landi dhe Miri kanë vendosur të ribashkohen në një projekt të ri. Dy këngëtarët po punojnë për nxjerrjen e një kënge të re. Të ftuar në emisioin, “Mos i fol shoferit” në taksinë Rudina Dembacaj, ata treguan se po punojë prej 6-7 muajsh për realizimin e këngës, që do vijë së bashku me një videoklip. Ky projekt ka qenë pikërisht edhe arsyeja e kthimit të Armir Shahinit në Shqipëri, i cili jeton në Gjermani së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën 5-vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?