Rina në ”The Top List” me këngën ”Gigi” (VIDEO)

Reperja e re e muzikës shqiptare, Rina Balaj, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Sin Boy.

E titulluar “Gigi”, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, ku për këtë javë renditet në vendin e 78-të. Përveç Rinës, ai që e ka bërë të veçantë këtë prurje të re është Sin Boy, një tjetër reper i talentuar.

Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, është një reper grek me origjinë shqiptare. Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare por pavarësisht se në Shqipëri nuk është shumë i njohur, Sin Boy është tepër i famshëm në Greqi, falë disa projekteve muzikore si “Mana,” “Gang,” “High,” and “Draco”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se të bëhej i famshëm, Sin Boy kishte zgjedhur kanalin e “Youtube” për të shpërndarë muzikën e tij. 24-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë edhe në Shqipëri dhe artisti ka zgjedhur shtëpinë diskografike “Zzapnchriss” për të bashkëpunuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rina dhe Sin Boy kanë bashkuar fuqitë për “Gigi”, ku ky i fundit ka zgjedhur të këndojë në gjuhën greke. /TCH/

Rina & Sin boy - Gigi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?