Rina “thumbon” On Records, këshillë fansave: Kurrë kontratë

Largimi i Rina Balaj nga “On Records” u shoqërua me shumë thashetheme e polemika, madje përfaqësuesja e shtëpisë diskografike Edona Gashi, tha se reperja i kishte mashtruar, kur tha se kishte nevojë për pak pushim nga muzika, e në fakt u shkëput thjesht për të vazhduar karrierën solo me të dashurin e saj.

Gjatë asaj kohe këngëtarja 20 vjeçare mbylli edhe llogarinë e dikurshme në Instagram, që menaxhohej nga On Records. Rina, e cila tanimë duket tepër e lumtur e se ka gjeur veten, ka shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për të komunikuar me fansat e saj.

Kur e kanë pyetur në Instastory se cila është këshilla që i jep atyre që aspirojnë të bëhen këngëtarë, e se cili është mesazhi që i jep fansave, ajo ka theksuar dy herë “Mos bëni kontratë me shtëpi diskografike”, një thumbim ky i hapur për “On Records”, me të cilët nuk ka pati një shkëputje paqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?