Rita Ora akuzohet nga fansat për mashtrim për këtë arsye të çuditshme
Këngëtarja me origjinë shqiptare, po akuzohet për “blackfishing”.
“Blackfishing” është një term që përdoret kur njerëzit përdorin modele flokësh dhe makeup të caktuar për të krijuar disa tipare të ngjashme me ato të një personi me ngjyrë.
Në një postim në Twitter, ku shfaqeshin prindërit e saj, disa përdorues mbetën të habitur, pasi mendon se Rita ishte një këngëtare me ngjyrë, që vinte nga dy prindër me ngjyrë ose të paktën miks, por nuk është kështu.
Përdoruesit nisën ta akuzonin 29-vjeçaren, pasi ka përdorur me vite një stil veshjeje dhe modele flokësh të njerëzve me ngjyrë.
“Të zbulosh se Rita Ora nuk është aspak me ngjyrë dhe të dy prindërit e saj janë shqiptarë dhe të bardhë është kaq e çuditshme.”
Postimi numëron rreth 100.000 pëlqime dhe mbi 20.000 ripostime.
Në vitin 2016, Wendy Williams i tha këngëtares se “Unë mendova se ishe gjysmë-e bardhë dhe gjysmë me ngjyrë ose diçka e tillë.”
Ajo iu përgjigj: “Të gjithë e mendojnë zakonisht. Edhe mund të isha, por jo, jam shqiptare.”
Pavarësisht origjinës së saj, Ora ka përdorur shpesh flokët me bishtaleca, gërsheta apo modele të tjera afrikane. Kur këtë e kanë bërë të famshëm të tjerë si Kylie Jenner, Kim Kardashian West, Jeffree Star, Bhad Bhabie dhe Lucy Hale, ato janë kritikuar për stilin e tyre dhe janë akuzuar për “përvetësim kulturor”.
Duke marrë parasysh këtë stil të këngëtares, shumë njerëz deri në ditët e sotme, e mendonin si një këngëtare me ngjyrë ose të përzier.