Rita Ora futet në listën e personazheve më të pasur, ja sa fiton këngëtarja shqiptare

Rita Ora në listën e këngëtarëve më të pasur në botë në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë. ‘Sunday Times Rich List’ ka përfshirë në këtë listë edhe kënëtarët e suksesshëm si Ed Sheeran, Rita Ora dhe Calvin Harris.

Sheeran fitoi 28 milionë paund vitin e kaluar duke arritur pasurinë e tij në një total 80 milionë paund. Calvin Harris është i vetmi që ka hyrë në Top 20 me 140 milionë paund pasuri dhe së fundmi Rita Ora iu është bashkuar listës së muzikantëve të rinj më të pasur me 16 milionë paund.

Përveç faktit se 4 këngët e saj kanë qenë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar në 12 muajt e fundit, Rita Ora është shfaqur në filmat e ‘Fifty Shades’ dhe ka pasur marrëveshje fitimprurëse me linjën sportive të ‘Adidas’, firmën e brendshme ‘Tezenis’, ‘Rimmel’ dhe Marks & Spencer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Robert Watts, i cili harton ‘Sunday Times Rich List’, tha: “Për vite me rradhë lista jonë e milionerëve në muzikë është dominuar nga këngëtarët e vjetër si Rolling Stones dhe Elton John, të cilët kanë një audiencë më të vjetër në gjendje të paguajnë një çmim për të parë përformancat e tyre të preferuara. Por gjërat po ndryshojnë për mirë kohët e fundit.”
1. Adele 140 milionë £
2. Ed Sheeran 80 milionë £
3. Harry Styles 50 milionë £
4. Niall Horan 46 milionë £
5=. Liam Payne 42milionë £
5=. Louis Tomlinson 42 milionë
7. Little Mix 40 milionë £
8. Zayn Malik 35 milionë
9. Sam Smith 24 milionë
10. Jessie J 18 milionë £
11. Winston Marshall16 milionë £
11. Rita Ora 16 milionë £

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?