Rita Ora gati të “çmend” Tiranën

Pas rreth 6 vite, Rita Ora rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert, pasi vizita e fundit ka qenë vitin e shkuar për dasmën e vajzës së tezes së saj.

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare ka emocionuar publikun me koncertin e saj në Tiranë rreth 6 vite më parë ku sapo kishte marrë famë ndërkombëtare falë hitit “R.I.P”.

Ardhja e saj është konfirmuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se kjo verë do të jetë e paharrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rita do të jetë e pranishme në një koncert në Sheshin “Skënderbej”, ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, më datë 3 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?