Rita Ora “gjuan” 18-vjeçarin më seksi në Britani
Vetëm dy muaj pasi ka mbushur 18-vjeç, Brooklyn Beckham po e shijon jetën si një i rritur. Takime romantike dhe alkool, gjithçka që bëjnë burrat e vërtetë.
Megjithatë, le të themi që të paturit prindër David dhe Victoria Beckham-in, i lehtëson më shumë gjërat për bukuroshin, që mendohet se ka nisur të frekuentohet me këngëtaren Rita Ora.
Ndonëse me 8 vite diferencë, të dy janë njohur në një darkë mes miqsh të përbashkët dhe thuhet se janë argëtuar shumë në praninë e njëri-tjetrit.
Prandaj kanë vendosur të dalin sërish bashkë. Edhe pse ata janë përpjekur të ruhen nga paparacët, burime kanë treguar se kanë dalë bashkë, kanë pirë birra dhe kanë qeshur shumë.
Rita dhe Brooklyn dolën të ndarë nga lokali. Këngëtarja ecte me shpejtësi dhe u përpoq të fshihte fytyrën, ndërsa Brooklyn doli nga dera e pasme dhe u fut në makinë ku e priste truproja e tij.