Rita Ora heq në mënyrë dramatike maskën (VIDEO)

Ajo publikoi së fundmi klipin e këngës së saj më të re “How to be lonely”. Me fansat e saj me siguri të intriguar, Rita Ora nuk zhgënjeu kur videoja muzikore u lansua të premten. Videoja tre minutëshe e shfaq këngëtaren, 29 vjeçe, në mënyrë dramatike teksa heq një maskë nga fytyra e saj, më pas teksa rrëshqet në një dysheme me vezë dhe më vonë duke vallëzuar me një skelet. Teksa po shijon suksesin e këngës që po pritet mirë nga publiku, Rita duket se ka marrë në dorë një numër skenarësh të ndryshëm, duke përfshirë këtu një skenë ku milingonat zvarriten në të gjithë fytyrën, ndërsa ajo është e ulur pranë një dritareje.

Rita Ora - How To Be Lonely [Official Music Video]

SHKARKO APP