Rita Ora i dedikon këngën “Girls” lidhjes me Cara Delevingne?

Kënga e sapopublikuar e Rita Orës, “Girls” është shkruar në lidhje me marrëdhënien e saj me supermodelen Cara Delevingne, duke lënë të nënkuptohet se kanë qenë më shumë sesa mike me njëra-tjetrën.

Cara dhe Rita disa vite më parë ishin të pandashme, madje këngëtarja me origjinë shqiptare e ka quajtur modelen biseksuale “grua”, raporton “The Sun”. Dhe lidhja e tyre e supozuar nga mediat ka frymëzuar këngën “Girls”, ku thuhet: “Jam 50 me 50 dhe nuk do ta fsheh kurrë më”.

Rita nuk është përpjekur për ta fshehur subjektin e këngës, ndërsa fliste për Delevingne si muzën e saj kur ishte në studio duke regjistruar. Kënga e Rita Orës e realizuar në bashkëpunim me Charli XCX, Bebe Rexha dhe Cardi B është shkruar për një vajzë të quajtur “Lara” dhe i referohet disa prej momenteve të veçanta që kanë kaluar së bashku në Malibu. “Gjatë gjithë verës, ne kemi qenë në ‘bu, ’68 Chevy.” Gjithashtu në tekst përmendet edhe tatuazhi i një luani, që Cara e ka bërë tatuazh në gishtin tregues në vitin 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëdhënia e Ritës dhe Cara ka qenë gjithnjë e spekuluar, nëse ishin më shumë sesa mike të mira. Ato kurrë nuk konfirmuan as mohuan gjë. Rita definitivisht e lejoi muzikën e saj të fliste”, tha një burim për “The Sun”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rita Ora - Girls ft. Cardi B, Bebe Rexha & Charli XCX [Official Lyric Video]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?