Rita Ora, mbështet Taynën dhe Dafinën: Vetëm vajzat kosovare e djegin
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, duket se është shumë krenare me bashkëatdhetarët e saj. Ajo së fundmi ka shpërndarë në InstaStory projektin më të ri muzikor që dyshja Tayna dhe Dafina Zeqiri sollën së bashku, konkretisht këngën ”Bye, Bye”. Kënga e cila erdhi me një klip mjaft eksplicit, ka bërë që performnca e dy vajzave të komentohet shumë gjithandej.
Bashkëpunimi në fjalë ra edhe në syrin e Ritës, e cila nuk i ka kursyer fjalët për dy bukuroshet tona. “A mund të them vetëm pse jemi ne vajzat kosovare kështu që e djegim o Zot! E dua vendin prej nga jam! Dhe mua më pëlqen që gratë të marrin vetëm kontrollin e tyre dhe të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave që është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë të mallkuar! Vazhdojmë”, ka shkruar Ora në InstaStory.
Të lumtura nga ky gjest i saj, Dafina dhe Tayna kanë rishpërndarë postimin e Ritës, duke u ndjerë trejet falënderuese për këtë vlerësim. Kujtojmë që Rita filloi të ndjekë Dafina Zeqirin në Instagram në fillim të këtij viti, pasi kjo e fundit bëri një postim me fjalë plot lëvdata për shqiptaren e famshme, e cila në atë kohë kishte ngelur jashtë nominimeve të Grammy.
Kënga ka vetëm dy ditë që është publikuar dhe deri më tani ka marrë mbi 2.5 milion shikime në Youtube. Nga ana tjetër, po sot, Tanya numëron mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Dy super lajme të bukura për reperen e cila në një vit në skenë, ka 11 këngë dhe të gjitha hite të padiskutueshme.