Rita Ora me një veshje interesante
Showbiz E Premte, 7 Maj 2021 17:49
Ajo njihet për stilin e saj në të veshur. Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila ka “vjedhur” sërish vëmendjen e fotografëve me veshjen e saj interesante.
Ajo është shfaqur e mahnitshme edhe mbrëmjen e djeshme në evenimentin “Jingle Ball”, në Madison Square Garden në New York.
Këngëtarja 26-vjeçare kishte zgjedhur një palë pantallona ushtarake dhe një bluzë, të cilën e kishte kombinuar me aksesoret e saj.